Dakota Johnson ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse, e cila me meritë ka fituar një vend në mesin e femrave të veshura më mirë në Hollywood. Vajza 31-vjeçare e Melanie Griffith ishte të enjten mbrëma në Nju Jork për shfaqjen e filmit ‘The Lost Daughter’, në të cilin ajo ka rolin kryesor dhe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj të veçantë.
Ajo zgjodhi një fustan mëndafshi Cucci në ngjyrën e shampanjës, me dekolte të lartë dhe mëngë të gjera. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte hapja në anën e djathtë, e cila la të ekspozuar pjesën më të madhe të kofshës së saj. Ajo, megjithatë, dukej se nuk ishte e shqetësuar për ndonjë aksident që mund të zbulonte më shumë, pasi ajo ka dëshmuar se ndihet shumë rehat me trupin e saj. Veshja e saj është kompletuar me taka të larta kamoshi që i përshtateshin me fustanit dhe një çantë Gucci të qëndisur, ndërsa flokët i kishte të mbledhura.
Aktorja, gjatë një interviste vitin e kaluar me Marie Claire, ka thënë për mënyrën se si ndjehet kur punon: “Kur punoj, mendoj vazhdimisht për projektin që kam ndërmarrë. Ajo merr shumë hapësirë në mendjen time. Jo të gjitha punët e mia dërgojnë mesazhet më të mira, por të gjitha kanë diçka që më bën të mendoj se është në rregull të jap zemrën time në to.”