Një xhaketë lëkure është një nga veshjet më të zakonshme që mund të keni në gardërobën tuaj. Është veshja perfekte e ngrohtësisë për motin paksa të ftohtë të vjeshtës, mund ta mbani me lehtësi nga mëngjesi në mbrëmje dhe shkon po aq mirë me trikotazhet, një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe xhinse ose një fustan slip.
Në varësi të prerjes dhe detajeve, mund të shkëlqejë me veshje elegante dhe të sofistikuar, deri në rock n’ roll dhe, kur është me pellush, mund t’ju mbajë ngrohtë edhe gjatë disa muajve të dimrit. Këtë sezon e gjejmë në një gamë të gjerë stilesh, por edhe nuancash duke qenë se përveç ngjyrës klasike të zezë, lëkura duket tepër elegante në ngjyrë kafe, jeshile apo vishnje si ajo që ka veshur së fundmi Dakota Johnson.
Aktorja u pa kohët e fundit në xhirimet e ‘Madame Web’ në Nju Jork e veshur me një veshje casual, një palë xhinse të lehta deri në kyçin e këmbës, një bluzë të zezë me kopsa dhe një palë Doc Martens. Një xhaketë lëkure elegante i shtoi interes dhe karakter të veçantë pamjes së saj.