SHBA

Aktorja e njohur Dakota Johnson ka ndarë me të gjithë shqetësimet që i vijnë nga ndryshimet hormonale, ose më saktë nga cikli i saj menstrual.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja 29-vjeçare pranoi se ndryshimet që ndodhin një herë në muaj e bëjnë të ndihet sikur po i shkatërrohet jeta. Në një intervistë për “InStyle” protagonistja e “The Fifty Shades” tha se është e pabesueshme çfarë përjeton çdo muaj dhe se ndryshimet trupin dhe trurin e saj janë traumatike.

“Skandalizohem nga ajo që i ndodh trupit dhe trurit tim. Gjoksi im bëhet 8 herë më i madh nga ç’është normalisht. Është traumatike dhe pavarësisht se ndodh çdo muaj, unë nuk mësohem dot me këto ndryshime”- ka thënë aktorja e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb