Lojtari i Shqipërisë, Mirlind Daku është me pushime, pas impenjimit të tij me kuqezinjtë në Europianin e verës. Rreth situatës së futbollistit ka folur trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rahimov.

“Daku kthehet te ne pas një pauze. Ai kaloi periudhë të gjatë pa pushim dhe kishte nevojë për pushim. Duhet të shohim se në çfarë gjendje do të kthehet” – tha ai. Rahimov, pranoi faktin se skuadra ka nevojë për afrime në sulm: “Ne e kemi kuptuar se na duhen përforcime në vijën e sulmit”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb