Në konferencën për shtyp 24 orë para ndeshjes më të rëndësishme në karrierën e tij, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka lëshuar një mesazh të qartë për kundërshtarët, Francën.

Numri 1 i dalmatëve deklaron se të dielën skuadra e tij do të ‘luajë ndeshjen e jetës’. Dalic gjithashtu shprehet optimist për fitimin e trofeut.

“Të dielën është finalja e Botërorit. Është e thjeshtë, pasi lojtarët e kuptojnë se për çfarë ndeshje bëhet fjalë.

Ajo që më lumturon më shumë është se nëse lojtarët nuk do të jenë në 100% të formës do të ma thonë. E dinë se luhet për titullin kampion bote dhe nëse nuk do të jenë në gjendje të japin maksimumin në fushë do të gabojnë dhe kjo gjë nuk lejohet. Ndaj do të më thonë të vërtetën.

Kemi disa lojtarë titullarë me dëmtime të lehta dhe shpresoj që deri të dielën të kenë rikuperuar dhe të jenë 100% gati. Në të kundërt, kam mjaft kampionë edhe në stol, që janë gati për të luajtur dhe për të dhënë maksimumin”, u shpreh Zlatko Dalic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb