Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me pasojë plagosjen e gjashtë personave.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy fëmijë 7 dhe 3 vjeç.

Gjithashtu, gazetarja ka mësuar dhe emrat e personave të plagosur, të cilët janë Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K. T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Derviçanit, pas përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave përfundoi poshtë rrugës e shkatërruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb