PRISHTINË, KOSOVË

Hasan Krasniqi, banor i lagjes Dardania, dyshohet se vrau sot në banesë gruan dhe nusen e djalit e tij, e pastaj edhe vetën. Gazeta Express ka siguruar disa nga fotografitë e familjes Krasniqi, në shumicën e të cilave ata shihen së bashku.

Ndryshe, në momentin që u krye vrasja, në banesë ishte edhe një vajzë dy vjeçe, të cilën më pas e nxorën Policia, si të mbietuarën e vetme. Burime të Gazetës Express brenda Pokurorisë së Shtetit, kanë treguar edhe identitetet e tre personave që u vranë rreth orës 13 të ditës së sotme. “Burri që e ka vra veten emrin Hasan Krasniqi, gruaja Hysnije, reja Remzie”, ka treguar Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se familja Krasniqi ka pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet se kreu vrasjet kishte probleme psikike. “Këta kanë pasë probleme të vazhdueshme familjare, dhunë në familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani bëhet fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb