Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand këtë të premte rreth 10 fabrika, linja prodhimi e magazina të ish firmave piramidale. Bëhet fjalë për prona të dy ndër firmave më të mëdha piramidale, Vefa dhe Kamberi.

9 prej pronave që do të nxirren në ankandi i përkasin firmës Vefa. Në to përfshihet 4 objekte të “Ish Sektori i Përpunimit të Drurit” në Elbasan, tokë truall e “Ish Fabrikës së Salcës” në Fier, “Frigoriferi” në Rrëshen, “Ish Fabrika e Sallamit dhe Magazinë Prodhimi” në Përmet, si edhe “Truall Depo Uji Nr. 1” dhe “Truall Stacion Pompimi” në Paskuqan, raporton scan.

Ankandi do vazhdojë me pronat e Firmës Kamberi, ku më të rëndësishmet janë “Ish Pularia” në Patos dhe një Linjë Prodhimi Sallami në Nartë të Vlorës. Prona më e shtrenjtë mes 14 objekteve i përket firmës Kamberi. Ajo është ish pularia e Patosit, me vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre. Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: