Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Zvicër, ku dy trena kanë dalë nga shinat, duke plagosur disa pasagjere në Lussertz.

Sipas policisë së Bernës, aksidenti në Lussertz  ka ndodhur rreth orës 16:30 me orën lokale në linjën Biel-Täuffelen-Anet, ku disa karroca kanë rënë anash.

Mësohet se seksioni i hekurudhës është mbyllur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse dhe ambulanca.

Aksidenti i dytë ndodhi pak para orës 17:00 me orën lokale, ku një pjesë e trenit u përmbys. Ekipet e shpëtimit shkuan në zonë për të ofruar ndihmën e parë, ku frynin erëra të forta dhe u përballen me mot të keq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: