TIRANE


Genta Ismajli është një nga këngëtaret më të dashura dhe më simpatike. Ajo është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave rozë.


E ftuar pak kohë më parë në emisionin “Ftesë në 5” këngëtarja tregoi se nuk ishte në një lidhje dhe se do të donte që partneri i ardhshëm të kishte një trup të bukur dhe të mos bëhej xheloz.


Dhe siç duket tashmë Genta e ka gjetur shpirtin e saj binjak, pasi një video e publikuar nga ‘Prive.al’ ajo shfaqet me një mashkull.

Në të shfaqet këngëtarja shfaqet përkrah një djali dhe të dy shkëmbejnë një puthje në buzë me njëri-tjetrin. Identiteti i tij nuk është mësuar ende, por nga imazhet e publikuara duket se Genta është shumë e lumtur pranë tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb