Vrasja e reperit XXXTentacion, 20 vjeç është filmuar nga kamerat e rrugës që janë publikuar për herë të parë të enjten gjatë një seance gjyqësore.

Videoja tregon reperin që ecën drejt motoristëve në plazhin Pompano në Florida. Më pas dy të dyshuarit e shoqërojnë në një ndërtesë. Vetëm pak më vonë, makina e tij BMË ndalohet në mes të rrugës pasi e vrasin me armë zjarri.

Kamerat e regjistruan momentin që tregojnë se si njëri prej djemve hyri në makinën e reperit para se të largohej nga skena e krimit.

XXXTentacion, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u qëllua më 18 qershor dhe vdiq në spital.  tre të dyshuar për vrasjen e tij janë arrestuar, por ende nuk është zbardhur e gjithë cështja.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb