Pak ditë më parë nxënësit e një shkolle në Prizren janë përfshirë në një sherr masive.

Mediet kosovare raportojnë se sherri ka ndodhur afër një lokali, që është hapur së fundmi pranë shkollës, ndërsa publikojnë dhe pamjet e përplasjes masive mes të rinjve.

Për t’i ndarë nxënësit e përfshirë në këtë përleshje fizike ka ndërhyrë sigurimi i shkollës.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje masive mes nxënësve, e cila ka bërë jo pak bujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb