Zbardhen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur 22-vjeçari Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga një automjet, që më pas u gjet i djegur nga policia.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për Balkanweb pamje nga automjeti tip Golf5, me të cilën autorët e dyshuar kanë kryer atentatin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush ka qenë objketiv i atentatit, megjithëse dyshohet se ai ishte organizuar ndaj 45-vjeçarit.

Nga dëshmitë e dhëna nga të plagosurit mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi që të identifikojnë ndonjë prej autorëve.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Elezi dhe Metushi nga brenda makinës. Gjithashtu dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb