Bashkëshorti i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj para 2 javëve sulmoi fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e redaksisë së televizionit T7.

Mediat e Kosovës raportojnë se Haki Abazi ka qenë në korridor në dalje të studios pas debatit në T7, bashkë me Rexhep Hotin, dhe Dardan Molliqaj ka shkuar me zë kërcënues, ia ka kapur duart përcjellësi i tij dhe filloi një përleshje fizike.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e përleshjes. Ju fotjmë të shikoni videon e mëposhtme e cila tregon përleshjen mes Haki abazit dhe burrit të ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj. Pamjet janë siguruar nga gazeta Sinjali.

Rasti është marrë për hetim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tani janë marrë disa masa hetimore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb