VLORË- Policia e Vlorës ka kapur pak orë pas ngjarjes autorin e grabitjes së ndodhur në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm në mbikalimin e Novoselës.

Ndërkaq policia ka publikuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë së karburantit ku shfaqet autori Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, me një çorape femrash në kokë për të fshehur fytyrën. Gjithë ngjarja ndodh brenda pak minutash, ndërsa grabitësi mban në dorë një automatik.

Po kështu pamjet tregojnë edhe momentin e arrestimit, kur autori i fshehur mes kallamishtesh shtrihet përmbys dhe prangoset. Policia ka gjetur po mes kallamave edhe armën e krimit.

27-vjeçari Miftaraj i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb