Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në “Facebook” pamje të reja nga kantieri i ndërtimit të spitalit rajonal të Fierit, që është financuar nga qeveria e Turqisë.
“Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial FIER, Dita 57 LIVE”, shkruan Rama, teksa poston videon, që tregon pamjet e kantierit në ndërtim.
Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate.
(BalkanWeb)