Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Oxford, ku është pritur nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Rama shprehet se ndodhet mes liderëve të BE-së në Komitetin Politik Europian.
“Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së🇪🇺
📍Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer🇦🇱”, shkruan Rama.
Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse. Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.
(BalkanWeb)