Medet e huaja kanë publikuar momentin e sulmit të tmerrshëm në Ohajo të SHBA nga 24-vjeçari Connor Betts. Siç shihet në video, i riu ka qëlluar me breshëri plumbash mbi dhjetëra persona, ndërsa në fund është vrarë nga forcat e policisë.


Ai ndodhej në vendngjarje së bashku dhe shokun e tij, që mbeti i plagosur, dhe me motrën e tij, 22-vjeçaren Megan, e cila vdiq nga plumbat.



Nga sulmi mbetën të vdekur nëntë persona dhe u plagosën 26 të tjerë, ndërsa CNN raporton se shoku i agresorit nuk ishte në dijeni të planit famëkeq.

Autori i krimit ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit. Në video shfaqen momentet ku njerëzit largohen të alarmuar pasi dëgjojnë të shtënat e armës.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: