TIRANË

Pas një aksioni të ndërmarrë sot pasdite në bashkëpunim nga FNSH-ja, RENEA, Policia e Tiranës dhe ajo e Shkodrës, u bë e mundur arrestimi i dy personave te Komuna e Parisit në kryeqytet, të cilët ishin shpallur në kërkim dhe konsideroheshin si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


Ndërkohë është publikuar edhe momenti i arrestimit të tyre.



Nga ky operacion u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër. Bëhet me dije se i shumëkërkuari ishte fshehur në një pallat te Komuna e Parisit, të cilin e kishte marrë me qira.

Siç njofton policia, ky shtetas rezulton i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.

Ai gjithashtu dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal në Shkodër,  ndërsa ka dyshime të forta se ai ka gisht  edhe në disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqendrën e veriut. Së bashku me 33-vjeçarin, efektivët arritën  të prangosnin në flagrancë edhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb