SHKODËR

Pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” të Pallatit të Sportit “Qazi Dervishi” në Shkodër zbardhin gjithë incidentin e ndodhur pasditen e sotme. Gazetari Senad Nikshiqi ka mundur të sigurojë pamjet filmike ku shfaqen një numër i madh personash që konfliktohen e më pas thyejnë dyert e objektit ku ndodheshin ende një pjesë e materialeve zgjedhore që do të spostoheshin në KZAZ-në e vendosur në shkoll “Arben Broci”.

Siç shihet në vendngjarje janë 4 makina, një “Volkswagen pasat” ngjyre jeshile e cila ka targën SH 3573 E, një “Peugeot” e bardhë me targë SH 1782 E; një “Mercedes Benz Cls” me targë AA 007.
Mësohet se makina “Pasati” jeshil është e Fatbardh Damës, anëtar i KZAZ, përfaqësues i PS. Po kështu në pallatin e Sportit ndodhet e gjithë trupa e PS në KZAZ-në numër 2 si, Gazmir Jahiqi (kryetar), Fatbardh Dama, Erjon Mandi, Agim Martini (sekretar).

Në një skenë të ngjashme me filmat aksion, ata shihet teksa thyejnë dyert e pallatit të sportit “Qazi Dervishi” që ishte përcaktuar më përpara si KZAZ 2 në Shkodër.

Dera qëndronte e mbyllur prej ditësh për shkak se çelësat i ka bashkia Shkodër dhe kjo e fundit nuk ka lejuar që mjediset e pallatit të sportit të përdoren për KZAZ.

Persona që shkuan për të thyer derën e pallatit të sportit i kanë dalë para një polic efektiv i policisë së shtetit dhe dy polic bashkiak. Personat i janë drejtuar atyre duke i shtyre dhe duke i larguar e madje i kanë drejtuar mjetet e forta që mbanin në duar disa çekiç të mëdhenj. Tre policët janë kërcënuar nga ana e këtyre personave dhe efektivët janë tërhequr pas kërcënimeve.

Megjithëse në vend ka mbërritur një mjet me 3 efektivë ata nuk kanë ndërhyrë derisa personat në fjalë janë larguar. Ata kanë marrë një kompjuter, një tubë me dokumente të tjera dhe vulën e KZAZ 2 e cila s’do jetë më tek Pallati i Sportit por tek shkolla “Arben Broci”, shkollë kjo në administrim të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dhe jo bashkisë Shkodër. I gjithë ky aksion ka zgjatur 12 minuta dhe këta persona kanë thyer derën me daltë e çekiç duke marrë materialet që ndodheshin brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb