Moti më i freskët në të gjithë Evropën veriore pritet të vazhdojë në tetor dhe nëntor para se temperaturat mbi-normale të kthehen në dhjetor, tha “Weather Company” të mërkurën.

Sidoqoftë, Evropa Jugore parashikohet të mbetet përgjithësisht më e ngrohtë se zakonisht nga tetori deri në dhjetor, shkruan agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”.

Parashikimi është që Britania dhe gjithë Evropa Veriore të kenë norma më të larta të reshjeve, ndërsa pjesa jugore e Evropës do të ketë reshje më të pakta.

Todd Crawford, meteorolog kryesor, shtoi se një pjesë e madhe e Evropës veriore mund të përballet me dimrin e parë shumë të ftohtë që nga viti 2012 në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: