Erion Veliaj është zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për katër vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e përgjithshme vendore të 30 qershorit, qytetarët e Tiranës i besuan kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj, edhe një mandat të dytë në krye të bashkisë më të madhe të vendit.

Nga 919 kuti të numëruara Erion Veliaj ia arriti që të marrë 152 230 vota, duke arritur që të fitojë edhe votat e ish-aleatëve të PS, që tashmë janë në opozitë dhe që nuk merrnin pjesë në zgjedhje.

Rivali i tij i vetëm në këtë garë, Arben Skënderi, që kandidonte për “Bindjen Demokratike” mundi të marrë 5.79 për qind të votave ose 9364 vota. Tashmë mbetet vetëm certifikimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Tirana
Tirana

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb