Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian i ka dhënë efektet e para. Gazeta britanike “Daily Mail” raporton në mënyrë alarmante se ferri nisi dhe kapi të parët, turistët britanikë në Europë. “Nis ferri për turistët britanikë”, shkruan gazeta në artikullin e saj. Efektet e para të referendumit duket se po i vuajnë turistët britanik.

Në ishujt grek sot janë pezulluar të gjitha pagesat me paund për turistët nga Mbretëria e Bashkuar. Arsyeja që kanë nxjerrë resortet turistike ka të bëjë më kursin në rënie të monedhës britanike. Në tabelat e një hoteli të madh në ishullin Kos në Greqi shkruhet: “Nuk pranojmë pagesa në Paund britanik dhe skocez. Banka Europiane Qëndrore nuk ka një kurs zyrtar këmbimi më këtë monedhë”.

Turistët britanikë raportojnë se mungojnë paratë kesh britanike edhe në makineritë e bankave.
Më herët bursa e Londrës njoftoi se monedha kombëtare britanike ka pësuar rënien më të madhe në 31 vitet e fundit.
Një Paund këmbehej me 1.50 dollarë një ditë më parë. Ndërsa sot, një Paund këmbehet me 1.30 dollarë.
Si pasojë e lëvizjes së këtij kursi raportohet se në bursa ekonomia britanike ka humbur, vetëm sot rreth 100 milionë Stërlina.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: