Qendërmbrojtësi i Kukësit Olsi Teqja bëri krahasimin mes ambientit te rivalët e Partizanit dhe të Kukësit.Në emisionin “Sport News” të moderatores Daljana Sejdia, Teqja e konsideron ambientin te nënkampionët e Shqipërisë më miqësor, ndryshe nga të kuqtë ku ish-trajneri Franko Lerda kishte përplasje të vazhdueshme brenda skuadrës.

Nga ana tjetër, Teqja beson se ngjitja në krye të renditjes nuk tregon se Kukësi është kampioni real i këtij sezoni, sepse diferencat janë minimale mes kundërshtarëve.

“Ndikon ndryshimi i trajnerëve te ekipi. Ne e kemi nisur punën me Duron që në verë pas përfundimit të pjesëmarrjes në Europa Ligë. Kemi frymë më pozitive, ndryshe nga Partizani që kishte klimë mbytëse. Lerda kishte konflikte të vazhdueshme me ‘senatorët’. Ndoshta konfliktet i ka kërkuar vetë.

Tek ne është komplet ndryshe, është ambient i sinqertë, më miqësor. Kjo ka bërë që pak kaq javësh të dalim në krye. Megjithatë, renditja është e gënjeshtërt, diferencat janë aty mes skuadrave. Të fitojmë dhe një ndeshje për të dalë kampionë të dimrit”, u shpreh Teqja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb