Festa e kombëtares së Shqipërisë Natyrale në Prishtinë , u prish mbrëmë nga një akt banditesk miloshevician me prapavijë të pastër politike, me tentakula që zgjaten deri në Beograd. Policia e pafajshme e Kosovës mori “urdhër” nga drejtuesit e saj, e ata morën “urdhër” nga Beogradi që të rrëmbenin gjatë rrugës Shkup-Prishtinë, liderin shpirtëror të Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Por plani dështoi keqazi, në Kosovë kanë mbetur akoma shumë, shumë, shumë shqiptarë dhe ata bënë që plani ogurzi të mbetet vetëm në letër. Pra plani për rrëmbimin e Albin Kurtit u hartua në Beograd, qeverisë së Prishtinës ju transmetua për zbatim. (A nuk u hartua kështu edhe plani për rrëmbimin e Ukshin Hotit dikur?)

Por kjo ngjarje nuk mund të mbetet pa analizë. Në një shtet që kërkon të jetë demokratik, nuk mund te kalojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, rastin e rrëmbimit të një deputeti, për më tepër nga më të shquarit për atdhetarizëm, kulturë dhe dinjitet nacional. Asnjë deputet shqiptar në LDK dhe PDK (me përjashtim të prosërbeve), nuk mund të jetë I qetë përballë kësaj ngjarje të tipit rankovician.

Unë e di se në Shqipëri ka njerëz, analistë që e urrejnë Kosovën më shumë se ISIS. Unë e di që në Kosovë ka analistë e politikanë që e urrejnë Shqiperinë më shumë së ISIS. Unë e di që ky soj njerëzish, politikanë, analistë apo turmë, më shumë preferon Beogradin apo Athinën se sa Shqipërinë e Bashkuar. Por di edhe nje gjë tjetër. Që gjithmonë ruhet një masë. Ndërsa pas protestës dinjitoze të VV e cila reagoi me të drejtë me rastin e rrëmbimit të liderit të saj shpirtëror Albin Kurti, proserbet dhe progrekët në Prishtinë dhe Tiranë , u bënë bashkë. Sikur të kishin një regjizor, sikur të kishin një padron. I pari ishte kryeministri fantosh I Prishtinës që foli sikur vinte nga Marsi, packa se vartësi I tij Hyseni e kishte njoftuar se do rrëmbenin Albin Kurtin. I tmerruar nga reagimi popullor në Prishtinë, njësoj si hienat ai gjoja dënoi dhunën. Kur ai ishte arkitekti I dhunës policore.

A dini ju shqiptarë kudo që jetoni që në një shtet demokratik të ndalohet deputeti natën në rrugë nga njerëz me uniforma policore dhe ti thuhet je I arrestuar? Gjejeni dhe ma thoni. A dini ju shqiptarë kudo që ndodheni që deputetit ti thuhet se kemi një mandat arresti nga prokurori prandaj të arrestojmë. Ndërkaq asnjë prokuror nuk ka firmosur asnjë mandat arresti.

Cfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë në Prishtinë me rrëmbimin e Albin Kurtit? Ishte prova për të vendosur përfundimisht shtetit policor prosërb të Kosovës. Ata analistë apo politikanë gjoja të irrituar ndaj reagimit dinjitoz proshqiptar, duke e etiketuar atë si “enverist apo maoist” ata janë pararoja e falangave të Vucicit dhe Nikolicit në Kosovë. Ata nuk e durojnë dot Tiranën. Zëmra e tyre “qan” per Beogradin.

Por bejeni hapur, nuk ka asgjë të keqe, një Referendum se cfarë dëshiron populli I Kosovës dhe problem është I zgjidhur. Nëqoftëse shqiptarët në Kosovë duan të rrijnë me Sërbine, le të rrijnë. Nëqoftëse duan të bashkohen me Shqiperinë, le të bashkohen. Pse kini frikë nga populli ju që flisni në emër të popullit, ju që predikoni dhe gjoja e mbroni nga ata që ju I quani “banditë enverista dhe maoista”?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: