Në Prishtinë kohëve të fundit është spekuluar shumë rreth emrave që do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Por, e përditshmja liberale serbe “Danas”, duke cituar burime të saj diplomatike shkruan se ende askush nuk e di se kush do të jenë të akuzuarit nga kjo gjykatë, e cila selinë do ta ketë në Hagë.

“Danas” shkruan se emrat e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale ende nuk dihen, pavarësisht spekulimeve nga media dhe persona të caktuar në Prishtinë se të akuzuarit e parë do të jenë 10 deri në 15 njerëz të afërt me presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kjo gazetë shkruan se “askush, absolutisht askush nuk i di emrat e të akuzuarve”.

Burimi i “Danas” gjithashtu mohon pretendimet e spekulimeve se në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe daja i Thaçit, Azem Syla. Për më tepër ky burim ka thënë për “Danas” se Syla nuk është fare dajë i Thaçit, e as që ka ndonjë lidhje familjare me të.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb