TIRANË- Çiftet e kërcimtarëve që përfaqësuan Shqipërinë shkëlqyen në konkursin Wdsf Skopje Open 2014, duke rrëmbyer medaljen e artë me çiftin Andrea Civita dhe Eleonora Demitri, duke u renditur kështu të parët.
Ndërkohë që vendin e dytë e kanë zënë sërish kërcimtarët që garonin për Shqipërinë John Isufi dhe Matilde Giai Baudissard.
Federata Shqiptare e Dancit Sportiv bën me dije se aktivitete të tjera e presin, ku garuesit shqiptarë pretendojnë të korrin të tjera suksese.
(ma.ar/BalkanWeb)