‘Dancing with the Stars Albania’ këtë të hënë ishte një mbrëmje eliminimesh, pasi plot tre personazhe u eliminuan nga gara. Kjo mbrëmje ka eliminuar nga gara edhe sata kandidatë që dukeshin si më të fortë, pasi që në fillim të garës u mbajt një “dance off”, ku për pasojë u larguan dy konkurrentë, këngëtarja Mariza Ikonomi dhe aktorja Eva Alikaj. Më pas vazhduan edhe performancat e Evi Recit, Kristi Popës, dhe Tunës. Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë vlerësimin e jurisë, edhe pse ndërroi partnerin e saj pas tetë javësh si shkak i një aksidenti, kjo nuk u mor parasysh nga juria. Në fund Tuna dhe Ermali ish- konkurrenti i ‘Big Brother’ kanë qenë në skenë për “dance off” ku Tuna shfaqi performancë më të mirë se Ermali dhe kështu ky i fundit u largua nga gara. ‘Dancing with the Stars Albania’ po hyn në fazën finale të tij, me vetëm tri javë të mbetura, e ku tashmë publiku ka favorizuar Tunën për shkak të paraqitjeve që kanë lënë gjurmë në këtë edicion.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb