Futbollisti brazilian i Paris SG, Dani Alves, në konferencën e shtypit para ndeshjes së kthimit në “Champions League” kundër Real Madridit foli edhe për vdekjen e Davide Astorit, futbollistit të Fiorentinës që dje tronditi botën e futbollit.

“Nuk jemi tronditur shumë, sepse nuk e njihnim dhe aq. Jam i hidhëruar për familjen e tij. Mendoj se Davide bëri atë që duhej në këtë botë kaotike dhe se tani ndodhet në një botë më të mirë. Por, në botë çdo ditë vdesin nga uria me mijëra fëmijë që nuk marrin një sensibilizim dhe vëmendje të tillë. Ndërkohë që janë po kaq të rëndësishëm. Të gjithë duhet të vdesim herët a vonë, sepse jemi të përkohshëm. Mbase jemi të trishtuar, por absolutisht jo si familjarët e tij”, deklaroi Dani Alves.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: