Dani Alves ka lëshuar një deklaratë tepër të fortë që me padyshim nuk do të pritet mirë nga tifozët “bardhezinj” të Juventusit.

Në një intervistë për “Canais Esporte Interativo”, braziliani është shprehur se shokut të skuadrës, Paolo Dybala-s, do t’i duhet të largohet nga Juventusi në rast se kërkon të bëhet më i miri.

Alves konkretisht është shprehur se Paulo Dybala-s “ i duhet të largohet nga Juventusi një ditë nëqoftëse kërkon të realizojë potencialin e tij të plotë.”

Dybala është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Real Madrid dhe Barcelona pas dy vitesh me torinezët dhe Alves i ka sugjestionuar se Juventusi nuk është klubi i duhur për të perfeksionuar aftësitë e jashtëzakonshme që disponon, raporton “Football Italia”.

“Dybala do arrijë gjëra të mëdha në të ardhmën, por mendoj se nëqoftëse kërkon te realizojë potencialin e plotë, për të testuar veten, një ditë, nuk e di se ku, do t’i duhet të largohet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb