Dani Alvesh zyrtarisht është një lojtar i Paris SG në Francë.

Mbrojtësi brazilian i cili prishi kontratën me Juventusin muajin e fundit dhe që u mendua se ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, sot ka kompletuar kalimin e tij tek kryeqytetasit francez.

“Goal” sqaron se 3 herë fituesi i “Champions League” ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare nga e cila do përfitojë 8.6 mln paund në vit, afërsisht 85 mijë paund në javë.


Megjithatë edhe pse Dani Alves preferonte një bashkim me Pep Guardiolën, pati një çështje “zemre” që e bëri t’i bashkohej Paris SG, paga dyfish më shumë se ajo që i ofronte City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb