Dani Olmo është kthyer në çështje shumë të madhe në shtëpinë e Barcelonës, nuk bëhet fjalë thjesht për federimin e një lojtari, por më shumë se sa kaq, pasi sipas mediave spanjolle, nëse nuk federohet në kohë Dani Olmo presidenti Laporta mund të jap dorëheqjen nga drejtimi i Barcelonës.

Përtej këtij detaji të ri, në shtëpinë e Barçës të gjithë besojnë se do të mund të regjistrojnë futbollistin spanjoll pasi po planifikojnë të shesin disa poste vip në stadiumin e ri “Camp Nou”, në mënyrë që të fusin të ardhura në arkën e klubit për të regjistruar dy lojtarët, Dani Olmo dhe Pau Victor. Lajmi i vetëm pozitiv në gjithë këtë histori është fakti që Dani Olmo i ka qëndruar gjithnjë një krah klubit duke i shprehur dashuri pa kushte.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në pritje për të kuptuar se si do të shkojë kjo çështje, emri i Dani Olmo-s po qarkullon fuqishëm në Serie A pasi Milan është gati t’i plotësojë çdo kërkesë lojtarit. Olmo është i lirë të largohet falas, kjo falë një klauzole të përfshirë gjatë kohës kur firmosi kontratën në verë me ekipin blaugrana.

Ideja e “djallit” është të marrin lojtarin në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni, për t’u rikthyer sërish në Barcelonë në fund të këtij sezoni, me shpresën që deri atëherë Barcelona të ketë gjetur paratë e nevojshme për të federuar lojtarin për të cilin investuan 54 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb