Dani Olmo ishte një nga lojtarët më të mirë në Europian. Mesfushori spanjoll mund të largohet nga Leipzig, me destinacionet e mundshme që janë të shumta.

Mediat bëjnë me dije se skuadrat e interesuara janë tre. Liverpool dhe Manchester City do garojnë në distancë për shërbimet e tij, ndërsa edhe katalanasit e Barcelonës do provojnë të joshin Olmon.

26-vjeçari në sezonin e fundit në Bundesligë u impenjuua në 21 ndeshje, ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 5 asiste. Më parë, ai ka luajtur për Dinamo Zagreb.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb