Dani Olmo nuk është thjesht një çështje në shtëpinë e Barcelonës, është më shumë se sa kaq, pasi kjo lëvizje mund t’i kushtojë arkës së klubit 110 milionë euro. Mos regjistrimi i tij në kohë ka krijuar kaos edhe brenda ekipit, me Hansi Flick që e ka të pamundur të bëjë llogari pasi të gjithë mbeten në pritje të vendimit të radhës që do të marrë gjykata. Akoma më e rëndë është situata kur bëhet fjalë për bilance dhe para.
Gjatë verës, kur Laporta bleu kartonin e tij, në kontratë u përfshinë disa klauzola, një prej tyre është se spanjolli mund të largohet falas, tjera detyron klubin e Barcelonës që shumën prej 55 milionë euro që i kanë Leipzig ta paguajnë menjëherë dhe jo me tre këste, 60 shkon në total pasi përfshihen edhe bonuse të ndryshme.
Gjithashtu, Barcelona është e detyruar të paguajë lojtari deri në 2030, afro 50 milionë euro pagesa duke e kthyer këtë në një kosto prej 110 milionë euro për një lojtar që nuk mund të luajë. Nëse ky skenar do të zbatohej kjo do të ishte një goditje fatale për ekipin blaugrana, për këtë arsye antarët e tjerë të bordit kërkojnë shkarkimin e Laportës.
(BalkanWeb)