Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson nuk ka humbur kohë, por me të mbërritur në Tiranë ka nisur takimet. Me anë të një postimi në Twitter ai njofton se është takuar me anëtarët e KED.

Statusiii
Statusiii

Danielsson ka deklaruar në këtë takim se BE mbështet reformën në drejtësi, e cila siç tha është kyç për progresin në BE.

Pas pak drejtuesi i Zgjerimit dhe Fqinjësisë do të takojë shefin e qeverisë, Edi Ramën, ndërsa takimin me Bashën do ta zhvillojë pas orës 10:00.

Qëndrimi i Christian Danielsson në Tiranë vjen pas krizës politike mes palëve, sidomos pas vendimi të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet e deputetit. Në orën 12:00, zyrtari i Brukselit pritet të dalë në një deklaratë me gazetarët dhe aty do të shprehë publikisht qëndrimet që ka ai për krizën politike në Shqipëri.

Kjo është një lëvizje e Bashkimit Europian për të përafruar palët me qëllim gjetjen e një konsensusi, i cili do t’i shërbejë vijimit të reformave, në kohën kur Shqipëria pret që në qershor të hapen negociatat me familjen e madhe të BE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb