Danilo, gjatë konferencës për shtyp në prezantimin e tij te Flamengo, është rikthyer të flasë për largimin nga Juventusi.

“Juventusi ishte ndoshta klubi më i rëndësishëm i karrierës sime, kam ndërtuar një histori të mrekullueshme me tifozët, lojtarët dhe qytetin, ku kam qenë shumë i lumtur për 5 vite e gjysmë. Kohët e fundit, me ndryshime të brendshme dhe me një planifikim të caktuar, ndoshta e kuptuan që nuk isha i përshtatshëm, por jo për arsye futbolli.

Juve ka qenë gjithmonë familje, ka pasur vëmendje ndaj detajeve dhe aspektit njerëzor. Dhe kjo humbi. Besoj se rezultatet dhe ngjarjet e fundit janë për shkak të humbjes së këtij identiteti”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb