Danimarka do të mbyllë ambasadat e saj në Mali dhe Burkina Faso pas një serie grushtesh ushtarake gjatë viteve të fundit, tha të hënën ministria e Jashtme daneze, teksa nisi zyrtarisht një strategji të re për bashkëpunimin e saj me kontinenti afrikan.

I sunduar nga një juntë ushtarake që nga viti 2020, Mali ka luftuar me rebelët etnikë Tuareg në veri të tij së bashku me grupin mercenar të Rusisë ëagner pasi ndërpreu lidhjet e bashkëpunimit ushtarak me fuqitë perëndimore, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.

Që atëherë, marrëdhëniet midis Malit, Nigerit dhe Burkina Fasos dhe fuqive perëndimore janë përkeqësuar pasi të treja i drejtohen Rusisë për mbështetje.

Frustrimet për dështimin e autoriteteve për të rivendosur sigurinë kanë kontribuar në grushtet e shtetit në Mali dhe Burkina Faso.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: