DARDHË

Fshati turistik i Dardhës prej tre ditësh nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit ka lënë pa ujë rreth 110 banorë pasi gjatë punimeve në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë është çarë tubacioni kryesor që furnizon fshatin me uje të pijshëm. Banorët thonë se kompania që zbaton projektin e rrugës nuk ka marrë përsipër riparimin e rrjetit të dëmtuar, çfarë i ka detyruar të ndërhyjnë vetë për të zëvendësuar tubat e ujësjellësit.

Bizneset janë ata që penalizohen më së shumti nga mungesa e ujit pasi janë detyruar të anulojnë prenotimet e fundjavës. Bizneset ankohen se prej tre ditësh vizitorët po largohen nga fshati turistik i Dardhës.

Prej disa vitesh ujësjellësi i Dardhës menaxhohet nga banorët dhe bizneset e fshatit duke mos pranuar menaxhimin nga ndërmarrja përkatëse e bashkisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: