*DASH: Byroja Hetimore do funksionojë si FBI


Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) jep të dhëna mbi vizitën e sekretarit amerikan John Kerry në Tiranë.
“Jemi në Tiranë ku festohet sot Shën Valentini. Do të jemi këtu në Tiranë për rreth 4 orë dhe do të takojmë, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas do të ketë konferencë shtypi dhe pas kësaj një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe grupin e tij parlamentar.
Po kështu do të kemi një takim dhe me grupe të Shoqërisë Civile të cilët kanë punuar me ne në cështje si, ligjet, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, LGBT, të drejtat e grave. Dhe më pas do të kthehemi në Uashington, dhe aty ku dielli ndriçon cdo ditë”, shkruan DASH duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth vizitës së Kerry në Tiranë.

DASH sqaron pozicionin e Shqipërisë, si anëtare e NATO, në luftën kundër terrorizmit, në ndihmën që i ka dhënë SHBA-ve në Afganistan, si dhe në reformën për dekriminalizimin që po bën së fundmi.


DASH sqaron se vizita e sekretarit Kerry ka të bëjë posacërisht me Reformën në Drejtësi.
“Politika shqiptare ndodhet në një moment të vecantë. Të luftojnë kriminalitetin në politikë. Ata kanë pasur sukses vitin e kaluar duke e nisur këtë proces. Sepse kanë pasur tipa, në të dyja partitë e mëdha, që akusohen për kriminalitet. Dhe tani ata po punojnë për një paketë reforme të madhe në drejtësi, gjëra që pritet të forcojnë sistemin e tyre gjyqësor etj.
Është një paketë që ndodhet në tryezën e kryeministrit Rama, dhe që partitë në qeveri janë në negociata me partitë opozitare, dhe kjo është një ndër arsyet që ne jemi duke bërë këtë që po bëjmë. Sekretari i Shtetit mund të përforcojë mesazhin se kjo paketë e veçantë e legjislacionit është pjesë e pastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të bëhen nesër pjesë e BE, por edhe për të përmirësuar klimën për investime”.


Pyetjes se cili është roli i SHBA-ve në Reformën për Drejtësi dhe asistenca që po ofron në ecjen përpara të kësaj reforme, përfaqësuesi i DASH u përgjigj se bashkëpunimi ka qenë duke dhënë këshilla në hartimin e legjislacionit duke u ndalur tek Byroja e Hetimit.
“Kështu që është një projekt për të cilin kemi punuar shumë sëbashku. Disa struktura do të forcojnë gjërat dhe ata i kanë kërkuar sipas sistemit amerikan. Përshembull, do të krijohet një strukturë investigative njëlloj si FBI (Byroja e Hetimit), të cilën ata aktualisht nuk e kanë. Kjo do të sjellë sektorin gjyqësor në përputhje me sistemin e europianëve dhe amerikanëve, dhe do të bazohen në këshillat që ne u kemi dhënë por dhe nga ato që Europa u ka dhënë 2 vitet e fundit”.

(d.b/BalkanWeb)

Etiketa: