SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar sot mbylljen e ambasadës së SHBA-ve në Jemen dhe evakuimin e stafit për shkak të krizës politike dhe kushteve të sigurisë pas ardhjes në pushtet të një grupi shiit rebel.
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët amerikanë kanë thënë në kushte anonimiteti, se misioni amerikan në kryeqytetin Sanaa do t’i pezulloj të gjitha aktivitetet derisa të përmirësohen kushtet e sigurisë.
Punonjësit e ambasadave britanike, franceze dhe gjermane kanë njoftuar gjithashtu se janë duke i përshpejtuar përfundimin e disa procedurave para se të vendosin rreth mbylljes.
Rebelët Huthi e kanë marrë qytetin Sanaa në shtator, ndërsa muajin e kaluar e kanë kapur zyrën presidenciale.
Presidenti Abd-Rabbu Mansour Hadi dhe qeveria e tij, kanë dhënë dorëheqje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: