Departamenti Amerikan i Shtetit mohoi të hënën zërat se Gabriel Escobar ishte shkarkuar nga Ndihmëssekretar për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë si dhe si i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, DASH saktësoi se Escobar do të transferohet në një rol të ri. Kjo, vijon DASH, në kuadër të rotacionit që oficerët e shërbimit të jashtëm e kanë si rregull të detyrës së tyre dhe që ndodh në mënyrë proceduriale në 1 ose 4 vite të shërbimit të tyre në një detyrë.

Si për të konfirmuar se Escobar vijon të jetë në detyrë është dashur edhe një reagim nga Jim O’Brien, Ndihmës Sekretari i Antony Blinken.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, O’Brien shkruan se ai dhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar do të presin në takim të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ky takim, sqaron O’Brien do të shërbejë për të afirmuar mbështetjen që Uashingtoni i jep Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe Bashkimi Europian.

Postimi
Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim @MiroslavLajcak në fund të kësaj jave për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor.

O'brien Escobar
O’brien Escobar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb