TIRANE

Në një rrëfim pa dorashka, Dash Shehu politikani që zgjedh të përballet hapur edhe në Kuvend me kryeministrin Rama, i ftuar në studion e “A Shoë” dha një gjykim të tijin për këtë të fundit.



Shehi foli për një lider arrogant, i cili po kopjon gjithnjë e më shumë lidera si Putin e Erdogan, madje kjo tha ai është frika më e madhe që ka.


Adi Krasta: Çfarë mendimi ke për sjelljen dhe mënyrën e të menduarit të kryeministrit Rama?
Dashamir Shehi: U bënë 6 vite në qershor që ky person drejton Shqipërinë, ka shkuar përtej asaj për të cilën e ka marrë mandatin. Ky edhe ministrat i ndryshon në funksion të tij, mënyra si ndërrohen me kë ndërrohen. Pra, si i bëhet më mirë kryeministrit. Deri këtu tregon anën e tij arrogante. Ky i drejtohet popullit në mënyrë populiste. Vë një gocë atje me kufje tek veshi tek ajo zyra për bashkëqeverisjen, e vë si Enver Hoxha që merrte fletërrufe nga populli. Jo se qeverisja e kaluar shkëlqente por deri në këtë nivel nuk ishte.

Adi Krasta: Në mënyrë private e bën, flet për të?
Dash Shehi: Kur ulem me kolegët them që si ka punët mirë, por zyrtarisht nuk dua ta degjeneroj debatin, ai ka një arrogancë të theksuar. Ai del dhe i thotë drejtorit të pushoj unë ty dhe i tremb të gjithë ata që duan të punojnë. Këtë lloj modeli përdor Putini dhe Erdogani unë këtë kam frikë se dhe ne këtu po përfundojmë. Ndaj fola edhe në kuvend se këtu kemi shtet të dyfishtë. Shpeshherë diktaturat dalin edhe në kohë paqeje ne duhet të trembemi se me këtë person do humbim një pjesë të lirive tona. Sot zgjidhemi në këtë mënyrë.

(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: