TIRANË

“Partia Demokratike vuan akoma e një hapje reale. Ditën që hapet që ka një debat të brendshëm, që ka korrent brenda një partie të cilën ato e kanë quajtur gjithnjë si dobësia e partisë, unë e kam thënë që forca e madhe e një partie janë korrentet”.

Kështu deklaroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nw “A show” në News24 teksa ka folur për lideren e koalicionit opozitar.
“Demokristianët e Italisë administruan 40 vjet Italinë. Ishin demokraci e mbyllur por nëpërmjet korrenteve. Partia Demokratike fatkeqësisht ka qenë një parti e koncentruar. Korrentet me fraksionet janë dy gjëra të ndryshme. Korrentet janë rryma, përrenj që derdhen në një lumë. Fraksionet janë nga një gjë e ngurtë, shkëputet prapë një gjë e ngurtë edhe shkëputet. Unë ua kam sugjeruar shpesh herë kolegëve të mi, sigurisht që nuk iu vjen mirë që e thotë një nga jashtë. Unë do ua rekomandoja dhe partive të tjera”, tha Shehi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb