Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si një vend i rrezikshëm për të huajt dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policisë për të luftuar krimin. Raporti i publikuar pak ditë më parë flet për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri duke analizuar vitin 2014, ndërsa u bëhet thirrje shtetasve amerikanë që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tonë, në veçanti në zonën e Lazaratit.

Raporti është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti thekson se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje. Raporti flet edhe për kujdesin shëndetësor, dhunën fetare e politike etj.

Sipas raportit në vitin 2014, krimi në përgjithësi dhe situata e sigurisë vazhdon të mbetet një shqetësim. Krimi ka vazhduar të rritet gjatë pesë viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi i rrugës është mjaft i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës.

Rritja më e dukshme e krimeve kanë qenë vjedhjet me thyerje, grabitjet dhe kallëzimet për dhunë në familje. Krimet e dhunshme kanë parë një rënie të vazhdueshme që nga 2011. Statistikat e fundit e krimit tregojnë një rënie në krimet e dhunshme (vrasje, tentativa vrasje, grabitje me forcë, plaçkitje të armatosura).

Policia shqiptare dhe Forcat e sigurisë vazhdojnë të korrin sukses në luftën kundër armëve pa leje dhe pazareve të drogës, por krimi i organizuar ende vepron në Shqipëri.

Trendi i mëparshëm në rritje i përdorimit të eksplozivëve, veçanërisht, eksploziv me telekomandë në automjete dhe në banesa private ka rënë 15 për qind, por janë ende alarmante shifrat e larta prej 72 shpërthimesh. Shumica e këtyre incidenteve kanë ndodhur në Fushë-Krujë, rreth 20 kilometra nga Tirana. Këto shpërthime kanë pasur si shënjestër individë të veçantë dhe që kanë qenë të lidhura me mosmarrëveshjet e brendshme mbi biznesin, krimet, ose në veprimtari politike dhe nuk kanë në shënjestër komunitetin ndërkombëtar.

ASPEKTET SHQETËSUESE

Situata e sigurisë është përmirësuar në Lazarat, megjithatë, Ambasada nuk lejon udhëtimin personal në zonë dhe vizitorët janë të dekurajuar fuqimisht të udhëtojnë në rajon.

SIGURIA RRUGORE DHE KUSHTET E RRUGËVE

Të ngasësh makinën është jashtëzakonisht e guximshme dhe është një nga aspektet më të rrezikshme të jetesës dhe të punuarit në Shqipëri. Qeveria ka nisur një zbatim më të rreptë të rregullave të komunikacionit dhe ka filluar një fushatë të gjerë informuese në përpjekte për të bindur shoferët të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Megjithëse numri i aksidenteve rrugore ka rënë ndjeshëm në vitin 2014, Shqipëria është ende një nga vendet me numër më të lartë aksidenteve me automjete në Evropë.

Kushtet e rrugëve janë të dobëta, veçanërisht në zonat rurale. Ndriçimi rrugor mund të jetë inekzistent, dhe atje ku ekziston, mund të fiket për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Qeveria ka ndërmarrë projekte të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërsa ka ndërhyrë në disa autostrada të mëdha, puna mund të jetë e paparashikueshme, dhe mungesa e sinjalistikës adekuate mund të jetë e rrezikshme për drejtimin e makinës dhe mund të shkaktojë konfuzion tek drejtuesit. Në shumë kryqëzime mungon sinjalistika dhe shenjat e ndalimit, duke sjellë modele agresive dhe shpesh të çrregullta të ngarjes.

DHUNA POLITIKE, EKONOMIKE, FETARE DHE ETNIKE

Në vitin 2013, Shqipëria u përball me një kalim historik dhe paqësor të pushtetit pasi Partia Socialiste fitoi në qershor. Në ditën e zgjedhjeve, një incident me të shtëna ndodhi në veri, por OSBE, e karakterizoi klimën e fushatës në përgjithësi si “paqësore, me vetëm disa incidente të izoluara të dhunës”. Raporti përmend edhe vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011 dhe plagosjen e 100 personave të tjerë gjatë kësaj proteste.

VLERËSIMI PËR DHUNËN POLITIKE: MESATAR

Kërcënimet/shqetësimet lokale, rajonale dhe terrorizimi ndërkombëtar

Një shqetësim në rritje në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit është kërcënimi gjithmonë e më i madh që vjen nga luftëtarët e huaj që udhëtojnë në Siri dhe kthehen në rajon. Një numër i madh i këtyre individëve janë Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Në mars, Policia e Shtetit shqiptar ka vepruar kundër një rrjeti të rekrutimit të luftëtarëve për Siri, duke arrestuar nëntë persona për “Nxitje të akteve të terrorizmit” dhe ka nxjerrë katër urdhër-arreste ndërkombëtare. Dy prej të arrestuarve ishin imamë në xhami në periferi të Tiranës, të cilët mësojnë një version ekstrem të Islamit. Përveç kësaj, Parlamenti miratoi një seri nenesh të reja në Kodin Penal të Shqipërisë për qëllime kryesisht në forcimin e aftësisë së qeverisë për të adresuar problemin e shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për të luftuar në konfliktin në Siri.

VLERËSIMI PËR TERRORIZMIN: MESATAR

Trazirat civile

Protestat nga liderët e partive të opozitës janë bërë më të shpeshta. Në vitin 2014, Partia Demokratike nisi dy protesta të vogla dhe të mëdha në shkallë kundër qeverisë së Partisë Socialiste. Këto protesta vazhdojnë të jenë jo të dhunshme, por shkaktojnë shqetësime të mëdha në trafik.

Protestë më e madhe anti-qeveritare u mbajt më 22 nëntor, me 15.000 deri 20.000 demonstrues që i bënë thirrje qeverisë për të reformuar ekonominë e Shqipërisë, të krijojë vende të reja pune, dhe të sigurojë kujdes shëndetësor falas. Disa protesta më të vogla janë mbajtur para zyrës së Parlamentit dhe Kryeministrit me paralajmërime. Ka pasur edhe disa demonstrata sporadike, por që nuk kanë sjellë probleme në trafik dhe nuk kanë ndërprerë punën e qeverisë.

Përveç shqetësimeve politike të brendshme, demonstratat për mungesën e energjisë, taksat, të drejtat e pronës dhe ankesa të tjera të brendshme ekonomike janë zakonisht më të vogla.

Dhuna fetare/etnike

Sipas regjistrimit të vitit 2011, rreth 57 për qind e popullsisë së Shqipërisë identifikohet si myslimane, por Islami radikal ka pak përkrahës. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë laikë. Në vitet e fundit, disa organizata jo-qeveritare islame (OJQ) kanë bërë përpjekje për të rritur popullaritetin e tyre në Shqipëri, por kanë pasur sukses shumë të kufizuar.

Krimet e lidhura me drogën

Në Shqipërinë jugore, zona e Lazaratit në qarkun e Gjirokastrës ishte një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të marijuanës në Evropë. Në qershor, një iniciativë e gjerë anti-droge nga zbatuesit e ligjit rezultoi me kapjen e sasive të mëdha të marijuanës dhe disa arrestime.

Përgjigjja e policisë

Qeveria po bën një përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar zbatimin e ligjit të vendit dhe infrastrukturën e sigurisë dhe për të zvogëluar korrupsionin. Në vitin 2014, Shqipëria rriti numrin dhe pagën e Policisë së Shtetit. Qeveria ka përmirësuar institucionet e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë të vendit dhe ka një prani të dukshme të policisë në të gjithë Tiranën dhe qytete të tjera të mëdha. Për shkak të burimeve të kufizuara dhe fuqisë punëtore, përgjigjja e tyre është shpesh e vonuar. Policia ka tendencë për t’iu përgjigjur më shpejt kur kontaktohet nga anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare.

Një shqetësim në lidhje me punën e policisë janë pagat e tyre të ulëta dhe korrupsioni. Pavarësisht, aftësitë e zbatimit të ligjit vazhdojnë të përmirësohen, sidomos në fushën kundër-narkotikëve dhe trajnimeve kundër krimit të organizuar.

Ndihma ndaj viktimave të krimit

Numri i urgjencës i policisë është 129, edhe pse përgjigjet janë të ndryshojnë. Qeveria po zbaton një plan për të vendosur oficerë anglisht-folës në një numër të stacioneve policore të qasshme në gjithë Tirana për të lehtësuar komunikimin me të huajt në rast të një emergjence.

Urgjencat mjekësore

Kujdesi shëndetësor është një problem serioz; kujdesi mjekësor përtej ndihmës së parë është i kufizuar, dhe shërbimi mjekësor emergjent (EMS) është praktikisht jo-ekzistent. Nuk ka spitale të traumës të vendosura jashtë Tiranës. Individët nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të udhëtojnë. Të gjithë vizitorët duhet të marrin një furnizim të mjaftueshëm me ilaçet që iu duhen.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: