Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë intervistës në emisionin “Kjo javë” në News24, i pyetur për pakënaqësitë që erdhën brenda demokratëve pas shpalljes së listave të kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit, iu referua njërit prej tyre, Dashnor Sulës, për të cilin tha se është penduar për bashkimin e tij me partitë e vogla.
“Dash Sula mbeti në listën e hapur, e përjetoi pak si emocione dhe i lejoi vetes të kërkojë strehë atij ku nuk duhet të shkonte. unë i ftova të githa të vinë preferuan të jenë paterica të Edi Ramës. Sula e kuptoi gabimin dhe u tërhoq. Rama ta harorjë se Dash Sula mund të bëjë kauza të përbashkëta me Edi Ramën. Dash Sula do të jetë bashkëpunëtor i çmuar i PD në vitet në vazhdim”, tha Berisha.
(BalkanWeb)