Kryetari i Lëvizjes Për Zhvillim Kombëtar, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin ‘Open” në News24, i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për partitë që mendojnë ndryshe dhe që sjellin energji të re.

Shehi tha se duhet ti jepet fund votës për 2 forcat e mëdha, pasi nuk sjellin ide të reja dhe janë po të njëjtët lider prej mbi 30 vitesh.

Dashamir Shehi: E vetmja filozofi e re, janë partitë që mendojnë ndryshe. Energji e re, ide të ndryshme, buron prej nesh.

Ky është një moment, i ftoj shqiptarët që të votojnë partitë që mendojnë ndryshe nga partitë e mëdha, po të njëjtët persona, po të njëjtat ide.

Ata që janë takime, janë tifozë të bindur të një partie, ndaj dhe kur thonë ndonjë fjalë fyese si “çyrykë”, nuk reagon njeri.

Këta janë në garë kush bën batuta më të bukura, kush do të marrë më shumë klikime. Rama i është larguar llogaridhënies për 12 vitet e qeverisjes, tema djegëse që duan përgjigje. Ai duhet të përgjigjet se çfarë bëhet me paratë e shqiptarëve. Por ai flet vetëm për pasaportën evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb