TIRANË


Kryetari i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24” tha se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 në forma të tjera.


“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.


Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”, deklaroi Shehu.

Dashamir Shehi theksoi se Rama vetëm grabit Shqipërinë prej 6 vitesh që është në qeveri. Shehu tha se Rama grabit shqiptarët me koncesione. Ai shtoi se Rama nuk ka lënë institucione të lira.

“Rama nuk ka lënë institucione të lira. Ka marrë Bankën e Shqipërisë, ka marrë Prokurorinë, gjykatat, këtu gjithçka është në duart e Ramës. Ky njeri e ka mendjen vetëm të grabisë, prandaj shqiptarët duhet të reagojnë sot”, deklaroi Shehu. Për Shehun, edhe Koni po shkarkohet sepse Rama e do të vetin rektorin, universitetin, gjithçka.

(d.xh/ Balkanweb)