Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj pritet të mbërthejë lexuesit me librin më të fundit që sjell në treg, ku trajtohen çështje me interes të gjerë shoqëror.


Bëhet fjalë për romanin “Anjeza nuk e zgjua”, në të cilin flitet për një histori dashurie dhe përdhunimi. Dalja e romanit të Zogajt u njoftua pak ditë më parë nga drejtoresha e UET PRESS, Alda Bardhyli, e cila theksoi se linja kryesore e romanit është pikërisht një histori dashurie dhe përdhunimi.


Ndërsa, vetë autori, gjatë një takimi për muajin e letërsisë, tha se kishte shkruar një subjekt për tragjedinë e shansit unik në jetën e një vajze në fund të viteve tetëdhjetë.


Acf16c00 1d17 41ab Bb78 48e6dc84e775
Acf16c00 1d17 41ab Bb78 48e6dc84e775

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb