Si do jetë kjo javë për ndjenjat tuaja? Po financat dhe ana profesionale? Të gjitha pikëpyetjet tuaja marrin përgjigje në parashikimin e horoskopit që vjen në “BalkanWeb” nga astrologu Jorgo Pulla. Ky është parashikimi javor nga 18 deri më 23 nëntor. 

DASHI
Të përgjithshmet: Hyrja e Marsit në shenjën e Akrepit më datë 19/11duket si i jep shumë ngjyrë kësaj jave. Këtë javë shumë nga çështjet që kanë qenë me interes për ju për një kohë të gjatë në të kaluarën do t’i trajtoni ato më me vendosmëri dhe do t’i shihni nga një kënd tjetër. Ju që jeni shumë afër qëllimeve tuaja me Mërkurin në rrugëtimin e drejtë më datë 20/11 do t’ju mbushin me kënaqësi dhe gëzim, prisni pak dhe do të shihni se fati do t’ju ndihmojë dhe shumë favorizime do të keni do t’ju buzëqeshin. Në mjedisin tuaj familjar, është në të mirën tuaj të bisedoni për të mbyllur disa probleme që ka të bëjë me të kaluarën, kjo javë është mjaft e mirë dhe shumë pozitive dhe shumë mundësira që mund të keni në punë dhe në ekonomi. Ndikimet pozitive nuk mbarojnë këtu, më datë 22/11 hyrja e Diellit në shenjën e Shigjetarit ju mbush me shpresa në çështje të rëndësishme të jetës suaj.

Parashikimet në dashuri: Në këtë jave keni një kombinim të kënaqshëm astrologjik me hyrjen e Marsit në shenjën e Akrepit  dhe kthimi i mërkurit në drejtimin e duhur në të njëjtën shenjë ku me ndihmën e planetëve, ku Dielli në shenjën e Shigjetarit nga data 22/11 ju ndikon shumë pozitivisht,  ju që jeni duke kërkuar partnerin tuaj në daljet tuaja dhe miqësitë, së shpejti do të shihni se dashuria do të godasë derën e zemrës suaj. Jeta juaj emocionale këto ditë do të ketë shumë momente të dallueshme dhe të këndshme. Ju do të ndjeni momente intensive, një tërheqje të pa rezistueshme për të dashur/ën/in tuaj dhe një bisedë të ngrohtë për të stabilizuar të ardhmen tuaj.

Parashikimet profesionale: Me hyrjen e Marsit në shenjën e Akrepit duket se në këtë javë nuk do t’i lini gjërat në mëshirë të fatit por do të keni mundësi t’i zgjidhni gjërat pa qenë e nevojshme të bëni zhurmë, dinamizmi dhe energjia juaj do t’ju bëjë më produktiv dhe më aktiv. Një udhëtim biznesi do të ketë partneritete dhe marrëveshje të reja, madje edhe në mundësinë e ndryshimeve në objektin tuaj të punës, ju do ta negocioni dhe do t’ju japë përfitimet që meritoni. Financat tuaja kanë një pamje shumë të mirë pasi të gjithë duket se përmirësohen dhe ju japin një rritje në të ardhurat tuaja.

DEMI
Të përgjithshmet: Me futjen e Marsit në shenjën e Akrepit në këtë javë sidomos më datë 19/11 duhet të jeni pak më të vëmendshëm se sa ditët e tjera. Mos lejoni që tensionet e mjedisit tuaj të ndikojnë tek ju dhe t’ju shpërqendrojnë. Mbajeni qetësinë dhe jo ta nxisni bisedën që mund të keni por sa më të kujdesshëm dhe të qetë aq më të fituar do të jeni dhe do të shihni se manovrat tuaja do të zbusin çdo tension.

Parashikimet në dashuri: Me futjen e Marsit në shenjën e Akrepit sjell pak nerva por me pak qetësi keni për t’ja dalë. Një udhëtim i shkurtër dhe i shpejtë nga jeta e përditshme do t’ju sjellë më të dashur/ën/in  tuaj dhe do të plotësojë dëshirat tuaja. Ju që jeni vetëm së shpejti një person do të pushtojë jetën tuaj dhe do t’ju largojë.

Parashikimet profesionale: Bashkëpunimi juaj me persona të ndryshëm në fushën e biznesit kërkon pak kujdes dhe vëmendje në vendin tuaj të punës, e vërteta është se e jeni lodhur veten shumë. Nga mesi i javës do të ketë një ndryshim shumë të rëndësishëm pasi propozimi i një pozicioni të ri do t’ju frymëzojë shumë dhe do të rrisë disponimin tuaj sidomos në datat 24/11 me hyrjen e Afërditës dhe të Jupiterit në Shigjetar mund të jetë dhe një fillim i mbarë dhe për juve që e keni pasur humbur një punë të rëndësishme tani është koha e gjetjes e kësaj pune dhe të keni një vazhdimësi të sigurt. Në financat tuaja, si dhe detyrimet tuaja janë rritur, përpiquni të lëvizni me mençuri dhe mos bëni shpenzime të panevojshme për të cilat do të pendoheni.

BINJAKËT
Të përgjithshmet: Një javë shumë e mirë për të parë se çdo të bëni në javët në vazhdim, Marsi në shenjën e Akrepit më datë 19/11 sjell shumë punë por dhe detyrime gjatë ditës. Hapni kontaktet tuaja në rrethin tuaj shoqëror, takoni njerëz për t’ju ndihmuar të zbatoni planet e së ardhmes. Me favorin e Mërkurit që kthehet në rrugë të drejt më datë 20/11 do t’ju ndihmojë shumë në komunikimin, do të zgjidhni çështjet që kanë të bëjnë me çështje që i kishit lënë pas dore në çështjet familjare që deri tani ju kanë shqetësuar, si dhe disa çështje ekonomike që do të marrin zgjidhje tani e tutje.

Parashikimet në dashuri: Planeti juaj udhëheqës kthehet në anën pozitive të tij në shenjën e Akrepit më datë 21/11 është shumë mirë në fushën sentimentale mundohu të zgjidhësh çështje që ju interesojnë mes jush. Do të ketë disa momente të relaksimit dhe harmonisë në marrëdhënien tuaj dhe kjo do t’ju sjellë dobi në ndjenjën e një atmosfere në ndjenjat tuaja. Ju që po kërkoni të gjeni gjysmën tjetër, mos e idealizoni atë që vjen tek ju, një vështrim i dytë më kuptimplotë do t’ju nxjerrë faqebardhë dhe shansi do t’ju buzëqeshë.

Parashikimet profesionale: Me kthimin e mërkurit në rrugëtim të drejtë më datë 21/11 në shenjën e Akrepit do të shpëtoni një herë e mirë nga problemet që mund të keni pasur. Futja e Diellit në shenjën e Shigjetarit më datë 22/11 do të thotë është një periudhë e mirë për bashkëpunim, udhëtime, dokumente. Qëllimet tuaja profesionale duket të jenë më të realizueshme dhe afër asaj që keni në mendje. Mos besoni njerëz që ju tregojnë shumë, përpiquni të mbani tonin e ulët dhe së shpejti do të merrni vendin ose punën që dëshironi. Mundohuni të organizoni financat tuaja, mund të keni detyrime në rritje, por mos u shqetësoni, do t’i arrini të gjitha falë planifikimit tuaj.

GAFORRJA
Të përgjithshmet: Marsi kalon në shenjën e Akrepit më date 19/11, ju bën shumë të ndërgjegjshëm dhe jo vetëm flirtet do të jenë një letër me vlerë për juve në këtë javë. Vendosja planetare Mërkuri në rrugëtimin e tij të drejt në shenjën e Akrepit më date 20/11 lëviz në mënyrë të favorshme për ju dhe marrëveshja në pritje është tani një çështje kohe. Dielli në shigjetar më datë 22/11 tregon fillimin e një jave dhe ditët në vazhdim shumë të leverdishëm për juve të kësaj shenje.

Parashikimet në dashuri: Hyrja e Diellit në shenjen e Shigjetarit 22/11 që do të thotë, në dashuri nëse keni ndonjë lidhje dhe nuk jeni të sigurt është mirë të bëni pak kujdes mos u zhgënjeni, sepse së shpejti do të gjeni personin që do të dini gjithçka që dëshironi. Shumë shpejt lumturia dhe gëzimi në dashurinë tuaj do të shkëlqejnë, dhe kjo do të jetë edhe për të angazhuarit e shenjës. Ndikimi i Mërkurit në anën më pozitive të tij nga data 20/11 në shenjën e Akrepit do t’ju ndihmojnë në lidhjet me probleme nëse jeni të palidhur nga fundjava mund të keni ndonjë surprizë.

Parashikimet profesionale: Në punën tuaj nuk keni ankesa se çdo gjë shkon mirë dhe ju kënaq dhe ju shpreh. Një udhëtim pune do të rinovojë frymën tuaj të punës dhe do t’ju mbushë me energji. Në financat tuaja mos lejoni që plagët e së kaluarës të rrënojnë psikologjinë tuaj, përpiquni të organizoni detyrimet tuaja, t’u japin përparësi atyre dhe së shpejti do të shihni rezultatet që dëshironi të arrini.

LUANI
Të përgjithshmet: Me hyrjen e Marsit në shenjën e Akrepit më datë 19/11 ndihmon shumë në çdo aspekt por më shumë në anën ekonomike. Kjo javë do të mbushet me një atmosferë pozitive për ju, pasi zhvillimet që priten do t’ju justifikojnë në shumë fusha shoqërisht dhe personalisht. Gjendja dhe dinamizmi juaj do të jenë në nivele të larta dhe do t’ju mbushin me besim dhe kënaqësi. Çështjet familjare do të kenë ndryshime pozitive, pasi bisedat me njerëzit tuaj do t’ju lirojnë dhe do t’ju sjellin edhe më afër njerëzve tuaj të dashur.

Parashikimet në dashuri: Kjo javë është e mirë për bisedime me të dashur/in/ën tuaj, sidomos më datë 22/11 ku Dielli shkon në shenjën e Shigjetarit ndihmon shumë në ndjenjat tuaja, shikoni më mirë personin që është futur në jetën tuaj, ndjenjat tuaja janë shumë të forta dhe së shpejti do t’i kuptoni ato. Ju që jeni në një marrëdhënie, një udhëtim i shkurtër do t’ju sjellë afër dëshirave tuaja dhe do shijoni momente unike me njeriun tuaj te dashur.

Parashikimet profesionale: Me kthimin e Mërkurit në rrugë të drejtë më datë 20/11 do t’ju ndihmojë shumë në punën tuaj dhe jo vetëm. Në punë shkoni shumë mirë sa as ju nuk e keni imagjinuar, partneritete të reja dhe nisje të reja do t’ju fitojnë dhe qëllimet tuaja do të bëhen edhe më të arritshme. Në financat tuaja shikohet se keni një rritje të ndjeshme tani shumë herë më mirë se nga e kaluara, por shumë shpejt, falë planifikimit tuaj, do të vendosni gjithçka në një rregull.

VIRGJËRESHA
Të përgjithshmet: Java fillon me hyrjen e Marsit në shenjën e Akrepit ju ndihmon shumë takimet me persona të rëndësishëm, Mërkuri në rrugëtimin e tij të drejtë më datë 20/11 ju ndihmon shumë në biseda të rëndësishme në punën tuaj. Gjithashtu edhe Dielli shkon në shenjën e Shigjetarit që ju ndihmon në ekonomi dhe fillime të reja në punë, do të merrni gëzime nga mjedisi juaj social dhe familjar që do të ringjallë dhe stimulojë psikologjinë tuaj.

Parashikimet në dashuri: Me kthimin e Mërkurit në rrugë të drejtë më datë 20/11 është një periudhë perfekte në çdo aspekt për sa i përket anës sentimentale, ju mirëpret me njohje të reja, daljet tuaja me miqtë tuaj, ku së shpejti do të ndodhë diçka e mirë. Koha është një faktor i rëndësishëm për ju që keni qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, por është gjithashtu shumë e rëndësishme të zbuloni dhe të njihni më shumë bashkëshortin tuaj.

Parashikimet profesionale: Me Marsin në Akrep ju jep energji pozitive dhe mundësi të reja në çështje teë rëndësishme të punës suaj. Karakteri dhe zgjuarsia që ju dallon do të jenë forca juaj e fuqishme për të kërkuar pozicionin ose objektin e ri që dëshironi të merrni. Në financat tuaja, e vërteta është se jeni mjaft të shqetësuar por mos kini frikë, sepse do të shihni një hyrje shumë të shpejtë të të ardhurave që do t’ju ngrejë dhe do t’ju qetësojë, sidomos pas datës 20/11 ku do të keni mundësitë për gjithçka në stabilizim të ekonomisë suaj.

PESHORJA
Të përgjithshmet: Meqenëse Marsi kalon nga shenja juaj në shenjën e Shigjetarit. Është një javë shumë pozitive për të stabilizuar punën dhe ekonominë tuaj. Më datë 20/11 Mërkuri në rrugë të drejtë ju ndihmon shumë në çështje që lidhen me kontrata pune të reja, më datë 22/11 Dielli shkon në Shigjetar dhe ju jep shpresë për juve që keni të bëni me një punë të re apo për juve që nuk keni diçka të rëndësishme në ekonomi. Më date 24/11 Afërdita në krah të Jupiterit duket se ju jep shanse të mëdha në udhëtime dhe në çështje pune, të relaksoheni dhe të vendosni mendime pozitive, koha po lëviz për ju.

Parashikimet në dashuri: Dashuria reciproke me partnerin juaj është diçka e mrekullueshme. Këto ditë do t’ju sjellin edhe më shumë larg nga rutina dhe jeta e përditshme, pasi një bisedë e rëndësishme që duhet të bëni e mendoni është një vendim i mirë për relaksim dhe qetësi. Ju që jeni vetëm bëni atë që t’ju thotë zemra dhe do të shihni se instinkti juaj do t’ju çojë në rrugën e duhur dhe të dëshirueshme.

Parashikimet profesionale: Me Hyrjen e Marsit në shenjën e Akrepit do të thotë se në biznesin tuaj gjithçka do të lëvizë më mirë se në të kaluarën. Qëllimet e biznesit tuaj janë shumë afër përmbushjes së tyre dhe gjithçka do ju justifikojë. Megjithatë, në financat tuaja përpiquni të vendosni një rregull, mos bëni shpenzime të panevojshme, mos mbani mbrapa dhe mos shpenzoni para në mënyrë të panevojshme.

AKREPI
Të përgjithshmet: Me hyrjen e Marsit në shenjën tuaj këtë javë do t’ju ndihmojë të dalloni shumë gjëra, të zbuloni marrëdhëniet dhe të përmirësoni kodin e komunikimit me njerëzit në mjedisin tuaj familjar. Lidhja e kohës së fundit ju ka shqetësuar dhe ju ka lodhur psikologjikisht, në mënyrë që të mbroheni nga aspiratat dashakeqe. Preferoni njerëzit që besoni dhe relaksohuni sidomos mbas datës 19/11 ku Marsi në shenjën tuaj jep shpresa dhe jo vetëm.

Parashikimet në dashuri: Ju që keni një marrëdhënie, jeni të sigurt që keni gjetur personin e duhur dhe se si pikat e përbashkëta vërtetojnë se marrëdhënia juaj i plotëson të gjitha standardet për të shkuar më tej. Nëse ndiheni vërtet të sigurt në anën e partnerit tuaj, nuk keni nevojë të keni pezullime ose fobi. Ju që jeni vetëm, është mirë të ndani momente të bukura me miqtë, të shijoni flirtimin që ju josh. Kujdesuni për pamjen tuaj dhe mirëqenien tuaj sepse  Dielli ne shenjen e Shigjetarit ju ndihmon shume në këtë aspekt.

Parashikimet profesionale: Duke punuar shumë, mos lini bllokimin t’ju mbush pasiguri, sepse puna juaj e vështirë, kokëfortësia dhe tendenca që dëshironi të bëni më e mira në planet tuaja të biznesit në këtë kohë, ju bëjnë të ndiheni edhe më shumë. Një udhëtim biznesi, një marrëveshje e re për kushte shumë të mira ose një plan biznesi të ri do të fitojë terren brenda jush sidomos më datë 19/11 me Marsin në shenjën tuaj, Mërkuri në shenjën tuaj në rrugë të mbarë ju ndihmon shumë për gjithçka ju intereson.

SHIGJETARI
Të përgjithshmet: Kjo javë do të jetë e mirë për ju dhe qëllimet që keni vënë në jetën tuaj për ndryshime dhe fillime të reja në të gjitha fushat e jetës suaj sidomos me Marsin në Akrep më datë 19/11 do të keni mundësira të mëdha në punë në ekonomi, në dashuri, stabilizime në ekonominë tuaj. Më datë 22/11 hyrja e Diellit në shenjen tuaj ju jep shpresë për gjithçka doni dhe dëshironi, disponimi juaj për takime të reja ju bën të gjeni interesa të reja njohjeje që do të jenë shumë të rëndësishme për ju në të ardhmen. Shmangni tensionet ose dallimet me njerëzit në mjedisin tuaj të ngushtë. Bëni gjërat që ju pëlqejnë.

Parashikimet në dashuri: Në dashuri, ju që jeni vetëm, do të shihni që së shpejti do të ndjeni një dëshirë, pasi një dashuri e re do të pushtojë jetën tuaj. Është Jupiteri që do ta dërgojë shigjetën e saj në njeriun që dëshironi për juve që nuk keni njohje të reja duket një javë ideale për të pasur personin e munguar si dhe do të bëni njohjen që keni kërkuar gjatë dhe tani fati ju ndihmon.

Parashikimet profesionale: Me Mërkurin në rrugë të drejtë më datë 20/11 është diçka ideale për juve që keni punuar shumë, puna juaj e madhe dhe qëndrueshmëria juaj ka ardhur për t’u shpërblyer dhe për të marrë vendin që ju meritoni. Jini të kujdesshëm në lidhje me bashkëpunimin tuaj me palët e treta, mos mendoni se të gjithë veprojnë siç mendojnë se ekziston një sfond që mirë është ta shmangni. Financat tuaja janë rikuperuar ndjeshëm, por kjo nuk do të thotë që mund të bëni shpenzime të kota dhe të panevojshme, sepse çështjet e mbetura pezull të fundit nuk janë mbyllur.

BRICJAPI
Të përgjithshmet: Me hyrjen e Marsit në shenjen e Akrepit më datë 19/11 tregon që kjo javë është e mbushur me takime bisedime kontrata dhe jo vetëm, mos lejoni që të tjerët të humbasin ekuilibrin tuaj. Do të ndikoheni të jepni zgjidhje më të mira për çështjet tuaja dhe të organizoni gjithçka që ju meritoni. Mundësi të reja do të prezantohen për t’ju stimuluar. Dielli në shenjën e Shigjetarit ndihmon shumë në biznes dhe jo vetëm ekonomia është në plan të parë për juve.

Parashikimet në dashuri: Në dashuri, nëse ende i përkisni asaj që vetmia mbetet në jetën tuaj në këtë kohë, përpiquni të lëvizni, të dilni, të argëtoheni për të takuar njerëz të rinj, diku atje një dashuri e re do t’ju fitojë. Nëse qëndroni në një marrëdhënie të përhershme, e dini se Mërkuri ne rrugëtimin e tij të drejtë më datë 20/11 nga pozicioni i tij i ri tek Akrepi në fillim të javës do të zgjojë brenda jush pasionet që ishin harruar deri më tani.  Më datë 22/11 Dielli shkon në Shigjetar fillon një periudhë perfekte për juve që jeni në kërkim për një jetë të re për një të ardhme të sigurt.

Parashikimet profesionale: Me futjen e marsit në shenjën e Akrepit më datë 19/10 do teë thotë që në punën tuaj gjithçka do të jetë mirë pasi komunikimi me kolegët tuaj do të jetë shumë i kënaqshëm dhe mendimi i fillimeve të reja do t’ju bëjë të lumtur. Në financat tuaja do të ketë stabilitet dhe disa ndryshime ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Disa  sugjerime që do të bëhen do të jenë shumë të favorshme për rritjen e të ardhurave tuaja.

UJORI
Të përgjithshmet: Një javë me shumë shanse në sferën ekonomike dhe të punës gjithashtu Marsi në shenjën e Akrepit 19/11 tregon që shumë takime mund të keni këtë javë. Mërkuri në rrugëtimin e tij të drejt ju jep një shans më tepër në stabilizim të punës dhe ekonomisë gjithashtu dhe për juve që jeni në kërkim për diçka të sigurt koha është tani, Mërkuri në rrugë të drejtë ju lehtëson shumë gjëra në fushën ekonomike dhe të punës.

Parashikimet në dashuri: Në dashuri ju që flirtoni me vetminë, përpiquni të dilni më shpesh me grupe dhe miqtë e mirë, Marsi hyn tek Akrep në19/11 ka të bëjë shumë me lidhjet e reja është koha më ideale për juve do të sjellë pranë jush personin që dëshironi të keni pranë, më datë 22/11 Dielli shkon në Shigjetar që do të thotë gjithçka e stabilizoni një herë e mirë.

Parashikimet profesionale: Në punën tuaj këtë javë do të shkoni shumë mirë si dhe jeni shumë afër realizimit të qëllimeve tuaja, një promovim ose një udhëtim pune do të jetë rast për të treguar edhe më shumë zell në planet tuaja në mënyrë profesionale. Në financat, përpiquni të mos hapeni dhe të lini veten në shpenzime të panevojshme.

PESHQIT
Të përgjithshmet: Këtë javë, mund të ndjeni se sa e bukur është jeta dhe të shijoni momente unike me miqësi të mira, të njihni njerëz të rinj dhe të rritni shoqërueshmërinë tuaj. Favor i Marsit në shenjën e Akrepit më datë 19/11 me një kënd perfekt ju ndihmon shumë për t’ju sjellë edhe më afër qëllimeve dhe dëshirave tuaja. Në mjedisin tuaj familjar do të merrni lajme që do t’ju nxisin. Njerëzit që kanë qenë prej kohësh në  marrëdhënie me ju  duket se janë të thyer dhe harmonia do të kthehet në komunikimin tuaj.

Parashikimet në dashuri: Kthimi i Mërkurit planeti i komunikimit  në rrugë të drejt më datë 20/11 tregon që çdo gjë e zgjidhni me dialog, shumë shanse do të keni në sferën sentimentale nëse dini dhe jeni të sigurt në rrugën që keni marrë me të dashur/ën/in tuaj. Nëse jeni ende vetëm në jetën tuaj nuk do të jeni shumë gjatë, Dielli kalon në shigjetar më datë 22/11 do t’ju favorizojë me njohje të reja.

Parashikimet profesionale: Në punën tuaj shkoni shumë mirë edhe pse jeni lodhur dhe e thoni. Por shumë shpejt do t’ju jepet shumë mundësi për zhvillim. Favor do të keni në fillimet e reja partneritetet dhe ndryshimet që do t’ju japin kënaqësi të madhe dhe shumë shpejt do t’i jetoni ato. Financat tuaja nuk janë në fazën e tyre më të mirë, ato janë të vështira dhe kështu përpiquni të bëni shpenzime të panevojshme.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb