TIRANE

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur ta nisë me një falënderim për ceremoninë përkujtimore të të atit, Azem Hajdari, fjalen e saj ne parlament ndërsa më pas bëri edhe një sqarim për lapsusin në seancën e së hënës.

“Falënderoj për pjesëmarrjen në përkujtimore, dhe stafin që organizojë këtë aktivitet e pjesëmarrës të PS dhe gjthë demokratët që morën pjesë në aktivitete. Më lejoni pak të ndalem te seanca e kaluar. U prit me shumë sulme ndaj meje. Shpesh sulmet mediatike kanë për synim zhvendosjen e vëmendjes. Ajo që më preku më shumë, është se u përmend fjala përcarje. Kjo nuk është e duhura, ne duam të ringrejmë të djathtëns shqiptare.

Ne punojnë  dhe përgatitemi për të bërë ballë një opozitë të fortë. Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim e ti. Kjo dashuri mban gjallë kujtimin e tij brenda meje. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçajë atë.” u shpreh Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb